Flash

Pas shtrimit në psikiatri reagon i dashuri i Britney Spears

Lapsi.al 5 April 2019
Pas shtrimit në psikiatri reagon i dashuri i Britney Spears

Britney Spears është shtruar në një qendër që trajton probleme të shëndetit mendor, pasi vuante prej pak kohësh nga shqetësime të rënda emocionale.

Këngëtarja 37-vjeçare ishte e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, i cili iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm në janar, pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë.

Një ditë pas lajmit të trishtë, i dashuri 25-vjeçar i këngëtares Sam Aaghari, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, për t’i dhënë përkrahje të dashurës së tij.

“Nuk është dobësi, është shenjë e një personaliteti të fortë, njerëzit duhet të jenë inspiruar nga ky gjest i saji. Të paktën unë u inspirova”, ka thënë ai.

Britney ka vuajtur edhe më herët nga problemet e shëndetit mendor, ku kujtojmë  incidentin e 2007-s, kur ajo rroi kokën dhe kaloi kohë brenda një qendre rehabilitimi në Malibu.

Mediat raportojnë se ish-i dashuri Kevin po kujdeset për djemtë e këngëtares – Preston, 13 vjeç dhe Jayden, 12 vjeç – ndërkohë që ajo po shërohet.

Të këshilluara

Fifi: Më kanë ofenduar dhe poshtëruar

Fifi me anë të një postimi në Instastory është bërë nostlagjike dhe rrugët e Prishtinës i kanë kujtuar kohët kur ishte studente. Ajo shkruan se po sheh fytyra q...

11:23

Arrestohet babai i Messit

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar nga policia e Rosarios në Argjentinë, Jorge Messi, babai i Lionel Messit. Shkak për arrestimin e të atit të yllit të Barcelo...

10:45

Rona Nishliu i rikthehet sërish muzikës

Me zërin e saj Rona Nishliu arri të fitonte zemrën e të gjithë Europës në 2012-n, kur konkurroi në Eurovision. Ndërkohë që pas martesës së saj në shtator të ...

18:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI