Flash

Yjet e serialit “Game of Thrones” kaluan në tapetin e kuq në New York për premierën e serialit

Lapsi.al 4 April 2019
Yjet e serialit “Game of Thrones” kaluan në tapetin e kuq

Në më pak se dy javë pritet të transmetohet sezoni i fundit i serialit “Game of Thrones” . Yjet e serialit të njohur kaluan në tapetin e kuq në New York për premierën e serialit.

Yjet e serialit të njohur “Game of Thrones” kaluan në tapetin e kuq në New York për premierën e serialit. Gati të gjithë yjet që janë në sezonin e tetë, por gjithashtu edhe aktorët që kanë qenë pjesë ne sezonet e kaluara ishin në këtë festë. Aktorët, tejet elegant, u takuan me njëri-tjetrin duke festuar përfundimin e këtij seriali, i cili ka nisur sezonin e tij të parë në vitin 2011.

Në tapetin e kuq në New York, u vu re mungesa e aktores Lena Headey, e cila luan rolin e Cercei Lannister. Përmes një postimi në rrjete sociale, aktorja e cila u shpreh e keqardhur që nuk mund të festonte me kolegët e saj në New York për arsye shëndetësore.

Premiera e “Game of Thrones” do të jetë në 14 prill, ndërsa pesë episodet e ardhshme do të transmetohen çdo javë deri në mes të majit. Edhe pse janë vetëm gjashtë episode, ato do të jenë në total 432 minuta, rreth 7.2 orë.

Trailer-i i plotë i sezonit 8 të Game of Thrones u prezantua në mars. Ai fokusohet në ndërtimin e skenës epike kundër Night King dhe ushtrisë së të vdekurve në Winterfell.

Të këshilluara

Premiera e Game of Thornes në New York (FOTO)

Në më pak se dy javë pritet të transmetohet sezoni i fundit i serialit “Game of Thrones” . Yjet e serialit të njohur kaluan në tapetin e kuq në New York për pre...

16:50

Asli Enver dhe Murat Boz, drejt altarit

Asli Enver dhe Murat Boz janë ndër çiftet më të komentuara të showbizit turk. Aktorja dhe këngëtari , kanë patur një marrëdhënie jo fort të lehtë. Më herët p...

15:06

Ariana Grande reagon për biseksualitetin

Kënga më e re e Ariana Grandes, “Monopoly” tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, më së shumti për shkak të tekstit të saj. Në një frazë Ariana thotë: “Më pëlqejnë fe...

14:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI