Flash

Video/ Icardi shënon, tifozët e Inter urdhërojnë ndalimin e festimit

Lapsi.al 4 April 2019
Video/ Icardi shënon, tifozët e Inter urdhërojnë ndalimin e
Problemet për Mauro Icardin dhe Inter nuk duket se janë fshirë ende. Nëse skuadra e trajneri e kanë përqafuar Mauro Icardi në mënyrën e duhur, kjo nuk mund të thuhet për pjesën e tifozerisë. Në Genova sulmuesi ka marrë fishkëllima dhe fyerje, drejtuar edhe ndaj bashkëshortes Wanda Nara, që në nxemjen para ndeshjes, por kulmi mbërriti në momentin e golit dhe zëvendësimit. Pikërisht pas penalltisë së shënuar, një video tregon se si kryetarët e tifozëve kërkojnë nga sektori të mos festojnë golin e ish-kapitenit. Shenjë e qartë lufte mes tifozëve dhe argjentinasit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI