Flash

Racizmi, gafa e komentatorit të BeInSport bën xhiron e botës: "Jo keq për një zezak"

Lapsi.al 4 April 2019
Racizmi, gafa e komentatorit të BeInSport bën xhiron e botës:
"Nuno Da Costa ka bërë gjashtë gola e pesë asist decizivë: jo keq për një zezak, titullar vetëm në 17 ndeshje". Lëshimi i gojës së ish-lojtarit të Parmës Daniel Bravo gjatë komentimit të ndeshjes Strasburg-Reims në Ligue 1 ka vënë në siklet BeIn Sports që ka kërkuar menjëherë ndjesë: "Promovojmë diversitetin e luftojmë racizmin". Në fund të ndeshjes vetë sulmuesi Da Costa e ka "falur" Daniel Bravo: "Një lapsus mund të ndodhë, punon shumë". Pas gabimit në transmetim direkt, Bravo ka kërkuar Da Costa në dhomat e zhveshjes për ti dhënë fund cështjes, duke gjetur mirëkuptimin e sulmuesit të Strasburg që, duke postuar në Tëitter një foto së bashku, e ka mbyllur historinë në mënyrë simpatike: "Asnjë problem, një lapsus mund të ndodhë. Problemi është se Bravo punon shumë, BeIN jepi fund ndeshjeve të mesjavës...".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI