Flash

Parlamenti/ Deputetët e opozitës që po turpërojnë Ramën

Lapsi.al 4 April 2019
Parlamenti/ Deputetët e opozitës që po turpërojnë

Edi Rama i është futur një përpjekje të kotë për të paraqitur si opozitë reale kandidatët e listave të LSI dhe PD-së që pranuan mandatet e dejeguar nga paraardhësit e tyre. Në një fjalim të gjatë në parlament kryeministri iu drejtua se ju jeni njësoj me ata që ju kanë zgjedhur, bashkë keni qenë dhe bashkë do të bëheni prapë, në një përpjekje qesharake për të stimuluar një debat gjoja me përplasje. Madje ai e çoi pardodinë në kulm kur u fut në replika inteligjente hidh e prit me Musli  urrizin, apo kur debatoi për ngjyrën e bojrave me të ciliën ishin goditur respektivisht me Ralf Gjonin.

Por e gjitha kjo farsë që Rama mezi po mundohet t'a mbajë në këmbë, rrëzohet si një kështjellë rëre nga vetë ata që ai i konsideron si deputetë opozitarë.

Po të shohësh në bllok diskutimet e atyre që kanë guxuar të flasin ato mbështeten në dy pika kryesore: kritikojnë njësoj PD dhe PS për ndryshimet kushtetues të vitit 2008 dhe po ashtu listat e mbyllura të hartuara nga kryetarët e partive. Por këta personazhe kanë milituar në këto parti dhe kanë ndejtur squk si anëtarë listash të mbyllura dhe se kanë hapur kurrë gojën më parë  për shkatërrimin që iu bë ligjit themeltar të shtetit nga Rama dhe Berisha në 2008. Pra më e lehtë është të besohet se ata po kërkojnë forma për të goditur Bashën dhe PD, Kryemadhin dhe LSI-në sesa të bëjnë opozitë.

Kështu psh Rudina Hajdari u përfshi në një polemikë lidhur me nderimin e 2 prillit bashkë me Gramoz Ruçin. Natyrisht nisma e saj për të mbajtur një minutë heshtje në kuvend bër Arrben Brozin më shokë nuk kishte asgjë për tu kritikuar. Por argumenti që ajo gjeti për tu vetëmbrojtur çalonte shumë: "Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë. Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lefter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion. Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare.."! Pra po të dëgjosh bijën e Azemit ajo i quaka skandale këto që kanë ndodhur në PD e kohës Berisha. Dhe ato mund të jenë vërtet të tilla. Por ajo nuk i artikuloi këto kritika kur i tha po PD-së për deputete. Fakti që kujtohet sot e bën atë të pabesueshme dhe qëllimkeqe.

Lexo me tej:

Rudina Hajdari-kritikëve: PD ka 28 vjet që bën politikë me Gramoz Ruçin

Me një fjalor që i shkon për shtat portretit të tij, Myslim Murrizi nuk ka lënë fjalë pa përdorur për ish deputetët demokratë: "Spurdhjak" , "Pervers", 'fundërrina" "qen të zgjebosur që hanë m... nëpër studio" . Ai ironizoi me fotografin dixhital të Sali Berishës dhe nuk e kurseu presidentin duke thënë se mezi pret që Ilir Meta të shkojë në vetëvrasje. Natyrisht të gjitha këto janë të drejta të tij legjitime, por ato nuk kanë asgjë të përbashkët me atë çka përfaqëson opozita reale ndaj Ramës.

Prandaj, me të drejtë, kur kryeministri i tha dje në parlament se ju jeni njësoj me ata jashtë, Ralf Gjoni ia ktheu se ai gabohet dhe ata nuk janë njësoj.

Dhe kjo është e vërtetë, se ata përpra se të bëjnë kritikën e Ramës janë futur në një garë absurde me të se kush shan më shumë Lulin dhe Monikën. Prandaj çdo rrekje e Ramës për ti shitur si opozitë reale madje dhe për të provokuar debate fallco me ta, vetëm sa e bën qesharak kryeministrin e mbatur pa armik"

 ©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Targat/ Konsujt e nderit kryqëzojnë Cakajn

Meskiniteti dhe loja propagandistike me cicmice e Edi Ramës që këtë herë ka veshur maskën e zvendësit të tij në diplomaci Gent Cakës, ka bërë që ky i fundit të ...

15:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI