Flash

Kriss Jenner tregon sekretin e të pasurit një jetë përrallore

Lapsi.al 4 April 2019
Kriss Jenner tregon sekretin e të pasurit një jetë

Sipas Jenner, rutina është një ndër elementët e të qenit i suksesshëm, prandaj pse jo të merrni disa ide nga autorja e programit që thyen rekorde “Keeping up with the Kardashians”.

“Çohem në orën 4:30 ose 5 në mëngjes dhe pi kafenë, kontrolloj e-mailet shpejt e shpejt, hipi në pistë, ndez lajmet që të informohem me çfarë po ndodh me botën apo me fëmijët e mi. Nëse mund të stërvitem për 45 minuta apo 1 orë, është mrekulli. Pasi bëj një dush, bëhem gati dhe fillojnë filmimet. Kështu kur realizoj rutinën, ndihem e përgatitur mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht për të vazhduar ditën. Mendoj se ne si qenie njerëzore lulëzojmë nga rutina. Mendoj se rutina është shumë e rëndësishme për t’u pasur.”- është shprehur Jenner.

Si të arrish të gjitha qëllimet që i ke vendosur vetes për t’i realizuar atë ditë? Sipas Kris, çelësi qëndron te përgatitja paraprake dhe të pasurit një rutinë. Ndërkohë ajo ka dhe një këshillë për veten e saj kur ishte e re:

“Vetja ime më e re kishte gjashtë fëmijë. Prandaj karriera ime ishte të qenit mama, dhe kjo nuk ndryshonte për asgjë në botë. Por do t’i thoja vetes tënde më të re apo të miqve tuaj, që vërtetë gjeni diçka që dashuroni ta bëni. Dhe pastaj gjeni si ta ktheni atë në një karrierë të mrekullueshme. Sepse kjo do të jetë shumë e thjeshtë. Kur mundohesh t’i përshtatesh një modeli që realisht nuk i përket, ti nuk e do dhe nuk e vlerëson, nuk je e apasionuar për të, kështu do të jetë më e vështirë ta realizosh dhe të shkëlqesh në atë karrierë.”

Të këshilluara

Belen Rodriguez rrezikon burgun

Belen Rodriguez dhe ish-bashkëshorti i saj Stefano De Martino rrezikojnë të dënohen deri në 3 vjet burg për një sulm të dyshuar në vitin 2012 në Ponza. Dy yjet ...

19:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI