Flash

Këngëtarja suedeze këngë me emrin e Dua Lipës

Lapsi.al 4 April 2019
Këngëtarja suedeze këngë me emrin e Dua Lipës

Kjo këngë që do të dëgjoni më poshtë nuk është bërë nga këngëtarja me origjinë shqiptare, por mban titullin “Dua Lipa”.

Amanda Winberg është një këngëtare suedeze e panjohur për ne, por nga sot me siguri që do të kthehet në një personazh të veçantë.

22-vjeçarja e njohur me emrin e artit AMWIN, ka prezantuar së fundmi albumin e saj “AMWIN In Wonderland” dhe ajo që tërheq më shumë vëmendjen për ne është fakti se, një prej këngëve mban emrin e këngëtares shqiptare.

E pyetur për këtë fakt, gjatë një interviste për “Women in pop”, AMWIN është shprehur:

“Dua Lipa është e paparë. Është super ‘hot’, shumë tip dhe shumica e njerëzve do të bënin gjithçka për të, sipas meje. Ashtu siç do të bëja unë në këngë për djalin që kam fiksim. Sinqerisht, kur po bëja këtë këngë ishte personi i parë që më shkoi në mendje: ‘Kush tjetër është më e mirë se akullorja? Uh, Dua Lipa’”.

Kënga “Dua Lipa” është ritmike, por sipas këngëtares ka dhe melankoli.

“Kur bie në dashuri e gjej veten midis këtyre dy emocioneve”, shprehet ajo.

Amanda Winberg u bë e njohur në Suedi në vitin 2015 në programin “Idol”, pasi doli e dyta.

 

Të këshilluara

Asli Enver dhe Murat Boz, drejt altarit

Asli Enver dhe Murat Boz janë ndër çiftet më të komentuara të showbizit turk. Aktorja dhe këngëtari , kanë patur një marrëdhënie jo fort të lehtë. Më herët p...

15:06

Ariana Grande reagon për biseksualitetin

Kënga më e re e Ariana Grandes, “Monopoly” tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, më së shumti për shkak të tekstit të saj. Në një frazë Ariana thotë: “Më pëlqejnë fe...

14:26

Amber Rose, në pritje të fëmijës së dytë

Amber Rose është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Modelja njoftoi lajmin në një postim në Instagram të mërkurën. Ajo publikoi një foto të barkut të saj t...

13:01

Zbulohet juria e Top Talent 2

Së shpejti pritet të fillojë sërish emisioni i talenteve të reja “Top Talent 2” në Top Channel, por me disa ndryshime nga viti i kaluar. Pak kohë më parë në med...

12:31

Britney Spears, në qendër rehabilitimi

Britney Spears është shtruar në një qendër të shëndetit mendor. Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja do qëndrojë në qendrën e rehabilitimit për disa javë....

11:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI