Flash

Zbulimi i Szczesny: "I pres penalltitë falë CR7"

Lapsi.al 3 April 2019
Zbulimi i Szczesny: "I pres penalltitë falë CR7"

Pasi ka arkivuar Cagliari me golat e Bonucci e Kean, Juventus vendos në shënjestër Milan, përplasja e fundit përpara ndeshjes së vajtjes cerekfinale të Champions kundër Ajax. Mbeten vetëm tre fitore për të fituar kampionatin dhe Wojciech Szczesny, kërkon ta fillojë countdoën që në ndeshjen me kuqezinjtë.

Polaku në San Siro ishte ndër më protagonistët, duke i pritur penalltinë Gonzalo Higuain. E në lidhje me këtë portieri i Juventus ka treguar një prapaskenë interesante që përfshin edhe Ronaldon: "Cristiano kishte luajtur më parë tek Real Madrid me Higuain e më dha disa detaje se si ta prisja penalltinë, ndoshta nuk e dinte se unë kam luajtur një vit këtu tek Juve me Pipita. Më dha këshillën të hidhem shpejt sepse Gonzalo është nga ata që nuk e sheh kurrë portierin, gjë që është e vërtetë. E në fund e bëra atë pritje. Më pëlqen fakti që Cristiano më jep këshilla, që nga ajo herë kur akordohet penallti kundër nesh vjen gjithnjë të flasë me mua e kjo e vendos në konfuzion mendjen e kundërshtarit që është gati të ekzekutojë penalltinë".

https://www.youtube.com/watch?v=n_Em_fKZiaA

Të këshilluara

Inter, në Genoa të gjithë kundër Icardi...

Nga problemi tek zgjidhja. Cdo gjë është e paqartë në kthimin e situatës për Mauro Icardi, që u shndërrua nga i dënuar në një fenomen. Sipas Corriere dello Spor...

15:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI