Flash

Gigi Hadid: Fama të bën të humbësh kontrollin

Lapsi.al 3 April 2019
Gigi Hadid: Fama të bën të humbësh kontrollin

Ajo është një nga modelet më seksi dhe më të pëlqyera,e cila ka sfiluar në pasarelat më të njohura botërore. Por në intervistën e fundit për Vanity Fair, modelja Gigi Hadid ka shpërthyer në lot. Ajo është shprehur se shpeshherë fama të bën të të iki kontrolli i jetës tënde.

“Kjo gjë më shkakton emocion sepse herë pas here fama të bën të humbësh kontrollin e jetës. Mendoj se është shumë e vështirë. Padyshim që njerëzit të gjykojnë,”-është shprehur modelja mes lotësh.

Megjithatë ajo theksoi se një nga personat që e ka ndihmuar më shumë ti kalojë këto çaste ka qenë mikja e saj e ngushtë këngëtarja Taylor Swift.

“Diçka e mrekullueshme nga miqësia ime me Taylor është fakti se ajo është tekstshkruesja me të cilën kam kaluar nga fëmijëria derisa jam rritur. Fakti që ne jemi bërë shoqe të ngushta më ka ndihmuar të kuptoj se çfarë mendon truri i saj që krijon ato vargje,’-tha Gigi.

Ajo dhe këngëtarja Taylor Swift u bën mikesha të afërta në verën e vitit 2015 kur modelja u bë pjesë e klipit “Bad Blood” të këngëtares së njohur.

Të këshilluara

Kim K zgjedh emrin e fëmijës së katërt

Kim Kardashian ka rrëfyer se dëshiron të bëhet nënë për herë të katërt. Por duket se tashmë e ka vendosur madje ka gjetur edhe emrin për foshnjën. Në një inter...

20:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI