Flash

Video/ Juventus dominues në Cagliari: Kean shënon, por bëhet shënjestër e koreve raciste

Lapsi.al 2 April 2019
Video/ Juventus dominues në Cagliari: Kean shënon, por bëhet

Lajmi i mirë për Juventus është se kthehen nga Cagliari me një tjetër copëz titulli, duke fituar 2-0 me golat e Bonucci e Kean, pavarësisht emergjencës. Lajmi i keq është sjellja raciste e bërë nga kaljeritanët ndaj sulmuesi bardhezi, pas golit të shënuar dhe festimin me duar të hapura poshtë kthesës së tyre. Një finale e shëmtuar e një ndeshje interesante.

MUNGESAT - Allegri mbërriti në Sardegna Arena me një listë pambarim mungesash (9 saktësisht: Cristiano Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Douglas Costa, Cuadrado, Perin, Spinazzola, Barzagli e Khedira) e shpluhërosi mbrojtjen me tre dhe një sulm të paprecedentë Bernardeschi-Kean (të vetmit sulmues në dispozicion).

AVANTAZHI I BONUCCI — E megjithatë, Juventus B në Cagliari është shumë më insistuese se ajo e parë katër ditë më parë kundër Empolit në Stadium, aq sa pas 20 minutash kalon në avantazh: Leonardo Bonucci shfrytëzoi zhvillimet e një goditje këndi, për të goditur saktë me kokë, duke mposhtur portierin Cragno. Më parë ishin dy mundësi të tjera për bardhezinjtë. I vetmi aksion i rrezikshëm për Cagliari erdhi në fund të pjesës së parë, me një kombinim të Barella-Joao Pedro, por braziliani nuk kishte shënjestrën e duhur.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/04/wzBqQvH5oKipmzjbZl1a_02_c14b7930ceae11ccffe1b428936edfd4_video_720p_converted.mp4

KEAN, GOL E BUU — Në pjesën e dytë Pavoletti provoi të frikësonte prapavijën e Juventus, që zbulon një Kean krejt tjetër nga ai i pjesës së parë. Forca fizike e 19 vjecarit është impresionuese, por nëse fal portierin në sugjerimin e Pjanic, djaloshi korigjon gjithcka me golin e dytë që mbylli ndeshjen: në të 85' krosimi i Bentancur është i përpiktë për Moise që shënon. Pjesa tjetër nuk është futboll, por një histori e shëmtuar në të cilën askush nuk do të donte të ishte dëshmitar.

Të këshilluara

Video/ Juventus merr avantazhin në Cagliari

Në transfertën e Cagliari, bardhezinjtë e Juventus marrin avantazhin në mesin e pjesës së parë. Pikërisht në minutën e 22 Leonardo Bonucci ka shënuar golin e av...

21:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI