Flash

Rama vetëkrahasohet me Duçen, opozita do zhduket si në kohën e fashizmit

Lapsi.al 2 April 2019
Rama vetëkrahasohet me Duçen, opozita do zhduket si në

Nuk dihet nëse ka qenë një lapsus i pandërgjegjshëm apo një provokim i qëllimshëm, por Edi Rama sot nga Librazhdi nuk ka hezituar ta krahasojë veten me Duçen. Duke folur për djegien e mandateve të opozitës ai ka shkuar larg duke parathënë vdekjen e saj totale ashtu si një parti italiane në vitet e para të shekullit që shkoi.

‘Në vitin 2017 ata i humbën zgjedhjet duke qenë në qeveri. Ne mundëm Saliun duke qenë në pushtet dhe jo më Lulin me ‘fallxhoren’. Ata do shkrihen si një parti në Itali në vitin 1920. Kjo histori duhet të marrë fund. Ata nuk e kanë kuptuar pse humbin tha sot Rama.

Në fakt nuk është hera e parë që ai bën krahasime me kohën kur në Itali u vendos fashizmi i Musolinit pasi opozita u tërhoq në malin Aventino. Ai e përmendi këtë fabul edhe në intervistën në Rai me Bruno Vespën edhe pastaj në një intervistë tjetër. “Në Shqipëri opozita është jashtë parlamentit. Ata janë tërhequr në “malin Aventino” siç thoni ju italianët në një shprehje të përdorur gjatë epokës së regjimit fashist në Itali, pas largimit të disa deputetëve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit, por unë nuk jam Duçja”, tha ai për të përditshmen“Libero” në një intervistë dhënë për drejtorin e kësaj gazete Pietro Senaldi.

Por nëse në krahasimet që bën përtej Adriatikut, Rama kujdeset të thotë se ai nuk është Duçja, në Librazhd ai e harroi fare këtë detaj.

Por çfarë fshihet pas tij dhe pse kryeministri shqiptar po e përdor gjithnjë e më tepër këtë fabul?

Në vitin 1924 opozita italiane braktisi Parlamentin në shenjë proteste kundër vrasjes së deputetit socialist Meteoti nga skuadrat fashiste. Të grupuar në një sallë tjetër të parlamentit, deputetët e opozitës e quajtën lëvizjen e tyre tërheqje në Aventino, sipas fjalimit të liderit socialist Filipo Turati.

Opozita italiane e mori shembullin e saj nga periudha e antikitetit, ku plebenjtë të cilët pasi fituan disa të drejta të ngjashme me patricët, për t'i ruajtur ato sa herë që u prekeshin, tërhiqeshin në njërën prej shtatë kodrave të Romës, në Aventino deri sa gjendja të ndryshonte.

Por kjo lëvizje e opozitës antifashiste italiane shpesh është kritikuar nga historianët sepse ajo i la Musolinit dorë të lirë të instalonte në Itali diktaturën e tij mizore, që do të merrte fund pas dy dekadash kur Duçen do ta varnin së bashku me të dashurën e tij në sheshin Loreto të Milanos.

Kur Rama e përmendi këtë histori për herë të parë në Itali ajo u interpretua si një provokim ndaj opozitës për faktin se ajo ende nuk e kishte prekur fundin. Por kur kjo histori përsëritet, madje duke hequr edhe frazën që tha për Libero: "Por unë nuk jam Duçja", ajo nuk mund të konsiderohet më si një gafë.

Pasi vërtet opozita italiane e fillim viteve të shekullit të kaluar është kritikuar se me tërheqjen e saj në malin Aventino e bëri më të lehtë instalimin e një prej regjimeve më kriminale të Europës, zhdukja e saj në fakt nuk qe si pasojë e këtij gabimi, por e vendosjes së diktaturës fashiste.

Prandaj edhe krahasimi i kryeministrit është i rrezikshëm, sepse ai lë të hapur në Shqipëri, hipotezën se prej nga mund të zhduket opozita politike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Targat/ Konsujt e nderit kryqëzojnë Cakajn

Meskiniteti dhe loja propagandistike me cicmice e Edi Ramës që këtë herë ka veshur maskën e zvendësit të tij në diplomaci Gent Cakës, ka bërë që ky i fundit të ...

15:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI