Flash

Disiplina trondit Tiranën: 4 ndeshje pa tifozë, 5 pa Ngo'o

Lapsi.al 1 April 2019
Disiplina trondit Tiranën: 4 ndeshje pa tifozë, 5 pa Ngo'o

Grushtat që u shpërndanë në hyrjen për në dhomat e zhveshjes së Selman Stërmasit, sigurisht që nuk do të kalonin pa u ndëshkuar, por ajo që e pësoi keq nga Disiplina Sportive ishte Tirana. Bardheblutë duhet të bëjnë pa tifozët e tyre për katër ndeshje dhe pa sulmuesin e tyre kryesor Michael Ngo'o për 5 ndeshje.

Ndërprerja e ndeshjes nga sjellja e gabuar e tifozëve dihej që do të kishte kosta mbi klubin organizator, por për Tiranën këto dënimet pa tifozë po bëhen gjithnjë e më frekuente, aq sa edhe kosto financiare e dënimeve prej tyre po bëhet faktor në bilancet e 24 herë kampionëve.

Ajo që duhet të shqetësojë Ardian Memën është skualifikimi për 5 ndeshje i anglezit Ngo'o, që është konsideruar fajtor nga Disiplina si nxitës i sherrit me presidentin e Laçit, Pashk Laska. Vetëm tre ndeshje për numrin 1 të bardhezinjve, edhe pse përpara reagimit të sulmuesit ishte ardhja e tij në zonën e debatit që provokoi situatën.

Ka shkuar më keq për të birin Kleo Laska, si dhe zyrtarin tjetër kurbinas Klevis Hima, 9 ndeshje skualifikim për ta, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, sepse ishte ai që u përlesh me shtatlartin anglez, duke krijuar kaosin me përfshirjen e të gjithë aktorëve, në përfundim të sfidës Tirana-Laci.

https://youtu.be/eRGc2_cKNG4

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF

1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndëprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2. Lojtari i KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

3. Zyrtari i KF “Tirana” , Emanuel Egbo , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

4. Zyrtari i KF “Laçi” , Pashk Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në stadium, në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

5. Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

7. FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rreglloret e tjera të FSHF.

8. KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

9. Zyrtari i KF “Shënkolli” , Albert Rrusti, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

10. Zyrtari i KF “Vora” ,Rezart Maho, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI