Flash

Çfarë shkroi reperi Nipsey pak para se të qëllohej me armë jashtë dyqanit të tij

Lapsi.al 1 April 2019
Çfarë shkroi reperi Nipsey pak para se të qëllohej me
Reperi Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje ditën e djeshme. TMZ raporton se 33-vjeçari u qëllua me armë jashtë dyqanit të tij të veshjeve, në Los Anxhelos. Dëshmitarë okularë në zonë pohuan se dëgjuan disa të shtëna armësh. Dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa mësohet se autori u largua me shpejtësi me makinë. “Nuk kemi asnjë të dyshuar tani, por do të publikojmë të reja sapo të kemi”, thuhet në njoftimin e departamentit të Policisë së Los Angeles. Rihanna ishte në mesin e artistëve që u shokuan nga lajmi, pasi shkroi në Twitter: “Kjo nuk ka kuptim! Shpirti im është dridhur nga ky lajm”. Nipsey Hussle, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, mësohet se ka qenë pjesë e bandës së kriminelëve “Rollin ’60”, kur ishte adoleshent. Ai më pas u bë një organizator komuniteti dhe u përfshi në projekte arti. “Unë u rrita me kulturën e bandës. Ne u morëm me vrasje. Ishte sikur të jetonim në një zonë lufte, ku njerëzit vdesin në këto lagje dhe të gjithë janë thuajse aspak imun ndaj saj”, tha ai në një intervistë në 2018-n. Mesazhi i fundit që reperi la në Twitter ishte: “Të kesh armiq të fortë është një bekim”. Por për të nuk ishte kështu!

Të këshilluara

Besa Kokëdhima sjell klipin e ri (Video)

Besa Kokëdhima pas një mungese të gjatë në tregun shqiptar është rikthyer projektin e saj më të ri të titulluar “La La La”. Kënga është tepër ritmike dhe sap...

14:20

Ndahet nga jeta reperi amerikan

Reperi amerikan Nipsey Hussle ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare pasi u qëllua për vdekje në Los Angeles. Artisti i njohur, emri i vërtetë i të cilit ishte E...

12:35

Kim K, nënë për herë të katërt

Kim Kardashaian dhe Kanye West janë pritje të fëmijës së katërt. Ka qenë vetë çifti i njohur që ka treguar detajet me anë të një interviste për ‘The New York Ti...

12:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI