Flash

Video/ Donnarumma kthehet gafaxhiu i pabesueshëm: "Më vjen shumë keq"

Lapsi.al 31 March 2019
Video/ Donnarumma kthehet gafaxhiu i pabesueshëm: "Më vjen
Në fillim goli i Vecino pas vetëm tre minutash në derbi. Pastaj, edhe më i shpejtë, kundër Sampdoria. As një minutë lojë dhe portieri i Milan Gianluiggi Donnarumma bën një gafë të tillë, që është vështirë ta tregosh. Në pasimin e Romagnoli, në qarkullimin e topit, portieri gabon pasimin dhe shërben për Defrel që, nga fare pranë, shënoi golin vendimtar. E kështu,brenda një sezoni të luajtur në nivele të larta, Donnarumma u kthye të jetë gafaxhiu, i pabesueshëm në kuadratin e portës. “Më vjen shumë keq, jam i hidhëruar - pranon portieri -. Skuadra më qendroi pranë në dhomat e zhveshjes, por më vjen keq që kondicionova ndeshjen. Nuk do të jetë ky gabim që do të më mposhtë. Duhet të jemi të qetë, jemi pranë, dhe duam të kthehemi në Champions”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI