Flash

VIDEO/ Pamjet e plota të sherrit: Ngo'o dhe presidenti Laska nisin kaosin

Lapsi.al 30 March 2019
VIDEO/ Pamjet e plota të sherrit: Ngo'o dhe presidenti Laska nisin

Përfundimi i ndeshjes në Selman Stërmasi mes Tiranës e Lacit është shoqëruar me një sherr masiv në hyrjen e dhomave të zhveshjes të stadiumit. Futbollistët e Tiranës kanë qenë tepër të nervozuar me arbitrin Kridens Meta, që e mbajti lojën aktive shumë gjatë, duke bërë të mundur që Laci të barazonte rezultatin në minutën e 99 me golin e Xhixhës.

Në kërkim të sqarimit ka qenë edhe anglezi Micheal Ngo'o, sic duket edhe në video. Ardhja e presidentit të bardhezinjve Pashk Laska dhe ndonjë fjalë më shumë ka bërë që të dy të tentojnë konfliktin fizik.

Kaq është dashur dhe sherri ka përfshirë të gjithë lojtarët e drejtuesit e dy klubeve dhe është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe atyre të rendit për të qetësuar situatën.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI