Flash

Video/ Autogoli që tradhëtoi Kastriotin: Devolli shpreson te kalendari

Lapsi.al 30 March 2019
Video/ Autogoli që tradhëtoi Kastriotin: Devolli shpreson te kalendari

Në ndeshjen që nuk duhej humbur Kastrioti shënon në portën e tij, duke komplikuar edhe më shumë pozitat për qendrimin në Superiore, tashmë 6 pikë larg zonës së shpëtimit. Disfata me Partizanin e kishte bërë Teutën të etur për sukses, për të përfituar edhe nga përplasja e kreut. E në fakt, të besuarit e Shkëmbit dominuan fushën në Niko Dovana, duke e vënë në vështirësi të madhe Kastriotin në pjesën e parë. Në fakt, e gjithë skuadra e Devollit, nën përgjegjësinë e rezultatit nuk arriti të dalë në lojën e zakonshme, duke lejuar inisiativat e Prognit e Busic, edhe pse për të ndëshkuar Kastriotin mendon një krutan. Pikërisht në të 25 Juljan Shehu devijoi në rrjetën e Cekrezit, në zhvillimet e një goditje këndi, duke i dhënë avantazhin Teutës.

Durrsakët provuan të mbyllin ndeshjen dhe pas tentativës nga distanca të Avdylit, mundësinë më të mirë, përpara pushimit, e kishte Arapi. Goditja me kokë e mbrojtësit, në të 43 përfundoi jashtë kuadratit, por pjesa e dytë nuk do të jetë aq e thjeshtë për Teutën, sepse formacioni i Devollit ndryshoi fytyrë, duke u bërë agresiv në topin e parë dhe duke e ngritur ndjeshëm lojën. Dëmtimet e rënda të Sidibe, në të 48, pas përplasjes me mbrojtësin Bojom dhe të Dejan Shehit që nxorri shpatullën dhe u dërguan në spitalin e Durrësit ndoshta ndikuan psikologjikisht tek skuadrat që nuk arritën të kishin ritmin e pjesës së parë.

Volum loje, por jo konkrtizim i krutanëve, që në pamundësi për tiu afruar portës së Hidit, insistuan më shumë me goditjet nga distance. Teuta u mundua të dilte pa dëme nga kjo situatë, duke u limituar të kontrollonte, edhe pse në fund me Bicaj në të 91 dhe Vecajn në të fundit shtesë mund të kishte shënuar edhe golin e dytë. Me 43 pikë, Teuta afrohet dy pikë larg vendit të dytë, duke qenë gjithnjë e më e sigurtë për prezencën në Europë. Problemet janë të gjitha për Kastriotin, që me 24 pikë, e sheh tashmë shpëtimin 6 pikë larg, por shpreson shumë tek kalendari dhe ndeshjet që do të luajë në shtëpi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI