Flash

Jordy ende shumë e mërzitur pas skandalit të tradhëtisë

Lapsi.al 30 March 2019
Jordy ende shumë e mërzitur pas skandalit të tradhëtisë

Pasi familja Kardashian publikoi trailer-in e sezonit të 16-të të serialit “Keeping Up With the Kardashians”, kanë vërshuar spekulime të shumta.

Ndërkohë, ish-shoqja e ngushtë e Kylie Jenner, Jordyn Woods u largua nga Los Angeles për të promovuar linjën e saj të re të qerpikëve. Një burim është shprehur për “Us Weekly” se ajo është larguar në mënyrë që të shpërqendrojë veten.

Rikujtojmë se ish-partneri i Khloe Kardashian është parë duke u puthur në një festë me Jordyn Woods, ish-shoqen e ngushtë të Kylie-t.

Siç mund ta kuptoni, një familje është shkatërruar dhe një shoqëri është ndërprerë gjithashtu.

Gjatë një sekuence të trailer-it, Khloe dëgjohet të ulërasë “gënjeshtare” dhe disa burime kanë konfirmuar se ajo i është referuar Jordyn, teksa po ndiqte intervistën e saj në “Red Table Talk.”

Si është ndjerë 21-vjeçarja rreth kësaj?

Aspak mirë, madje kjo mendohet të jetë arsyeja se përse ajo nuk ka qëndruar në Los Angeles, por është larguar në Londër.

Le të rikthehemi tek ish-shoqëria e vjetër Kylie-Jordyn!

Një burim ka pohuar për “Us Weekly”: “Jordyn është ende shumë e mërzitur, por po mundohet që të ecë përpara me karrierën e saj. Asaj i mungon Kylie si shoqe e ngushtë, por ajo i thotë shoqeve të saj se po i mungon Stormi më shumë. 21-vjeçarja shikon foto të vjetra të Stormi-t dhe i mungon vogëlushja çdo ditë!”

Duke marrë parasysh faktin së Jordyn që kur ka lindur Stormi ka qenë pranë saj, edhe mund ta besojmë këtë nga 21-vjeçarja.

Të këshilluara

James Arthur: Po vuaj nga ankthi

James Arthur është kthyer në një nga këngëtarët më të suksesshëm britanikë, që prej lançimit të tij si talent i ri në ‘X Factor’ dhe fitores në këtë kompeticion...

19:00

Gigi dhe Zayn, të ndarë nga njëri-tjetri

Një burim pranë saj ka zbuluar për ‘Us Weekly’ se deklarata publike në media sociale e Zayn Malik nuk e ka bërë supermodelen të ndryshojë mendje për raportin me...

18:30

Rita Ora, së shpejti në Kosovë

Rita Ora ka lançuar bashkëpunimin me markën e çantave Escada, e cila do dhurojë për çdo shitje të çantave të dizenjuara nga këngëtarja, 15 euro në ndihmë të fon...

17:29

Rita Ora: Rrjetet sociale më kanë dëmtuar

Rita Ora, së fundmi ka folur për një prej problematikave sociale më të mëdha në shekullin e 21-të dhe ato janë efektet negative të rrjeteve sociale. Shumë nj...

15:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI