Flash

Video/ Si u bukos Veliaj para mashtrimit të dikurshëm për teatrin

Lapsi.al 29 March 2019
Video/ Si u bukos Veliaj para mashtrimit të dikurshëm për teatrin
I mësuar të komunikojë me kaseta të gatshme dhe me skenar të parapërgatitur, Erion Veliaj del bllof sa herë që duhet të përballet me reagime të atypëratyshme. Kështu i ndodhi edhe të enjten në mbrëmje në "Opinion", kur Blendi Fevziu i vuri në ekran një nga drejtuesit e lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Kastriot Çipin. Një detajist që ka arkivuar çdo deklaratë dhe çdo spekullim të udhëheqësve politikë që janë prononcuar pro shembjes, Çipi i kujtoi kryebashkiakut se atëherë kur duhet të bënte propagandën e shembjes së menjëhershme të godinës, në mënyrë që të ngriheshin 6 kullat 200 milioneshe të kompanisë Fusha, Veliaj kishte thënë publikishte se ajo ishte e rrezikshme për jetën e njerëzve. Lexo më tej:

Opinion/Mos ia bëni këtë nder Erion Veliajt

Regjizori theksoi se Veliaj kishte gënjyer publikisht pasi Raporti i institutit të ndërtimit që ai i referohej, nuk e përmendte asnjë herë termin "i rrezikshëm". Pra, thelbi i ndërhyrjes së Çipit ishte i qartë: Si e justifikon këtë manovër alarmiste, pse kryebashkikaku kishte manipuluar me raportin dhe a e kishte bërë këtë për të mashtruar opinionin. Duke u nisur nga këto ai tha se do ta padiste autorin e deklaratës. Por, është shumë interesante të shikohet se si përgjigjet, Veliaj. Ai i shmanget totalisht thelbit të pyetjes, pra pse ka gënjyer dhe fillon të belbëzojë se Çipi ka vjedhur paratë e një filmi dhe për këtë është dënuar edhe nga gjykata. I ndihmuar edhe nga Fevziu që nuk insistoi asnjëherë në atë që përbënte kyçin e ndërhyrjes së njeriut që i kishte kërkuar opinion, Veliaj foli se "i pandehuri" mund ti drejtohej gjykatës, se ai vetë kishte fituar 7 procese për shpifje duke shtuar shprehjen lejfeniste se "çdo burgaxhi e ka inat shtetbërjen". Andi Bushati:Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit Raporti/ Piruetat e pafundme të Erion Veliajt për teatrin Por, e vetmja gjë për të cilën ai qe vendosur të mos kthente përgjigje qe ajo për të cilën u pyet realisht: pse gënjeu publikun duke shpikur termin "i rrezikshëm" duke ngjallur paranojën e një salle e cila mund ti zinte brenda aktorët dhe spektatorët. Kanë kaluar muaj që atëherë por salla është ende në këmbë. [video width="320" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/03/veliaj123.mp4"][/video] ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI