Flash

U martua para 4 ditësh, aktori kërkon anulimin e martesës

Lapsi.al 29 March 2019
U martua para 4 ditësh, aktori kërkon anulimin e martesës

Nicolas Cage u martua në Las Vegas pak ditë më parë dhe e gjithë vëmendja e medias ishte tek ai.

Por vetëm katër ditë pas zyrtarizmit, 55-vjeçari ka ngritur një kërkesë për ta anuluar martesën. Për ata që nuk e dinë termi anulim ka bazë ligjore dhe nënkupton fshirjen e një lidhjeje në martesë duke e deklaruar si inekzistente ose të pasaktë nga ana teknike. Me pak fjalë Nicolas e ka ndërprerë marrëdhënien me Erika Koike. Sipas ‘People’, Cage dhe partnerja e tij aplikuan për një certifikatë martese këtë të shtunë në Las Vegas dhe e tërhoqën po atë ditë. Lidhja e tyre është mbajtur prej kohësh larg vëmendjes së medias. Kujtojmë se aktori i famshëm, ka qenë i martuar edhe 3 herë të tjera përpara se të lidhte kurorë me Erika.

Të këshilluara

Rike Roçi: Kam rënë në dashuri

E vetmja histori rozë që ishte përfolur së fundi me protagoniste ish-banoren e Big Brother, Rike Roçi, ishte ajo me reperin Noizy. Pas komenteve pikante që  ...

14:23

Halsey tregon abortet gjatë këtyre viteve

Këngëtarja amerikane ka treguar se vuan nga një sëmundje mjaft e rëndë Endometrioza. Kjo sëmundje është një patologji gjinekologjike ku endometriumi fillon t...

14:24

Lady Gaga, në lidhje me aktorin e Avengers

Javën e kaluar, në media qarkulloi lajmi se Lady Gaga kishte nisur një histori të re me aktorin e njohur të Avengers, Jeremy Renner. Në fakt lidhja e re e ylli...

12:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI