Flash

FOTO/ Kukësi-Partizani, futbollistët me fytyra të shkruara, për një motiv special

Lapsi.al 29 March 2019
FOTO/ Kukësi-Partizani, futbollistët me fytyra të shkruara,

Një shenjë në fytyrë, për cdo futbollist e arbitër që ka zbritur në fushën e Loro Boricit, për supersfidën mes Kukësit e Partizanit. Në fakt, duket si shenjë, sepse bëhet fjalë për një mesazh të shkruar: "Me ty". Kjo është një fushatë ndërgjegjësuese, kundër dhunës dhe abuzimit më të cilën përballen vajzat dhe gratë shqiptare.

Një mesazh sensibilizues që ka gjetur përkrahjen e futbollit, sepse në ndeshjet e javës së 26 të kampionatit, të gjithë futbollistët, në cdo fushë, do të mbajnë mesazhin #METY.

Një fushatë që është ndërmarrë nga organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” dhe Qendra për Veprim Social dhe Inovacion (KMOP), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, e cila mbështetet edhe nga FSHF.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI