Flash

Sulm politik mbi Romën: stadiumi i ri në pikëpyetje...

Lapsi.al 27 March 2019
Sulm politik mbi Romën: stadiumi i ri në pikëpyetje...

Me një vetëdije të sinqertë, Kryebashkiakja Raggi dhe Roma janë në të njëjtin vend, në të njëjtën orë për misione që nuk ndryshojnë duke shpërndarë zëra të shumta, disa madje edhe surreale, se është impenjuar deri në Katar për të saktësuar çështjen e stadiumit. Një çështje e cila deri në një farë pike të ditës detyron Campidoglio që të shpërndajë një deklaratë zyrtare në të cilën saktësohet që “Kryetarja e Bashkisë ka takuar referuesit e projektit të stadiumit në Tor di Vale, ekskluzivisht në mënyrë institucionale, pikërisht për të shmangur çdo tip interpretimi”.

Problemi, për ta mbajtur gjallë si project, është zjarri miqësor që ka ndezur hetimi i ri penal mbi stadiumin, duke shkaktuar dhe siklete shumë të shpeshta, këto nga zhvillimet e hetimeve gjyqësore, por dhe nga rënia e menjëhershme e popullaritetit të aksioneve të qeverisë në Romë dhe në vend, të cilat po vijnë nga “Pesë yjet”. Një rënie vertikale, që rrezikon të marrë me vete dhe qëllimet e romanistëve, të cilat James Palota ka provuar t’i ngrejë lart. “Duam të fillojmë punimet brenda 2019-ës dhe t’i japim Romës stadiumin që meriton”, ka thënë pronari duke iu përgjigjur dëgjuesve të Teleradiostereo.

“Raggi nuk mund të vazhdojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë – ka thënë kryetarja e grupit të “pesë yjeve” për Rajonin e Lacios – mbi stadiumin në Këshillin Komunal, atje ku do të duhej të anullonte rezolutën për vetëmbrojtje sepse, siç ka thënë Prokuroria, është e mundur që të ketë pasur një zëvendës në identifikimin e interesave publike. Mund të punohet me AS Romën për të formuar një faqe të re interneti”, ka shpjeguar Lombardi.

Për të zeruar gjithçka është e pamundur, sidomos për Romën, që në respekt të teorive administrative vazhdon ta mbajë të hapur rrugën e ndërtimit të stadiumit në Tor di Vale me një të drejtë blerjeje, për të cilën ka investuar pak a shumë 80 milion.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI