Flash

Një skenë e hequr nga 'Devils Wear Prada' ndryshon gjithë sensin e historisë (VIDEO)

Lapsi.al 27 March 2019
Një skenë e hequr nga 'Devils Wear Prada' ndryshon

“The Devil Wears Prada” është një ndër filmat që është shndërruar në më të pëlqyerit e kinemasë, por janë të paktë ata që e dinë se një skenë e hequr nga prodhimi përfundimtar ndryshon sensin e gjithë historisë.

Në skenën në fjalë del në pah ana njerëzore e Miranda Priestley, interpretuar nga Meryl Streep, e cila shfaqet “e ëmbël” ndaj asistentes Andy (Anne Hathaway), kur kjo e shpëton nga një moment i sikletshëm.

Bashkëshorti i protagonistes kryesore hyn në sallën ku zhvillohet një festë dhe në gjendje të dehur fyen shefin e gruas së tij, por e shpëton Andy, e cila e merr mënjanë për ta pyetur për diçka, duke e shpëtuar shefen e saj nga sikleti, e cila, ndërsa shikohen sy më sy, i thotë “Faleminderit”!

Një shenjë mirësjelljeje që vajza nuk ishte mësuar dhe që për shumë shikues do të ndryshonte tërësisht sensin e filmit.

https://www.youtube.com/watch?v=0WPpSiZQZIA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI