Flash

I mbijetoi rënies së avionit, vdes duke luajtur futboll: Chapecoense tronditet përsëri

Lapsi.al 27 March 2019
I mbijetoi rënies së avionit, vdes duke luajtur futboll: Chapecoense
"Chapecoense është e tronditur për të njoftuar vdekjen e gazetarit Rafael Henzel": me këtë postim klubi brazilian ka dashur të kujtojë një nga të mbijetuarit e tragjedisë ajrore të 2016, që është goditur nga infarkti ndërsa luante futboll me disa miq. Henzel, braziliani 45 vjecar, kishte mundur të shpëtonte së bashku me pesë persona të tjerë, pasi avioni me të cilin udhëtonin u përplas në afërsi të Cerro Grodo (Colombia) e madje kishte shkruar edhe një libër për mënyrën se si mund të përballohen e kalohen vështirësitë e jetës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI