Flash

Eliza Hoxha: Fituesi në Festivalin e Këngës zgjidhet 3 ditë para

Lapsi.al 27 March 2019
Eliza Hoxha: Fituesi në Festivalin e Këngës zgjidhet 3 ditë

Shpesh këngëtarët shqiptarë kanë ngritur shqetësimin se, fituesit e festivaleve zgjidhen nga organizatorët dhe jo nga votuesit.

Ndërsa kanë kaluar tre muaj nga Festivali i RTSH-së, Eliza Hoxha, bëri publik të njëjtin problem që vazhdon sipas saj të ekzistojë prej vitesh në këtë event.

E ftuar në emisionin “#Gjesi”, Eliza u shpreh se fituesi zgjidhet tre ditë përpara dhe kjo të heqë motivimin për të performuar.

“Unë e shijova shumë, ika shumë e përgatitur. Festivali kishte shumë gjëra të njëjta dhe shumë gjëra ndryshe. Si organizim ishte shumë më i mirë se herët e tjera. Pjesa tjetër është e zakonshme, përcaktohen në shumë raste fituesit para kohe. Kur ti e kupton 3 ditë përpara se kush fiton, si të kesh motivim të dalësh të këndosh? Te Festivali i RTSH-së e kupton zakonisht tre ditë më herët fituesin. Përgjigja ime është pse ta bëjmë festivalin, kur mund ta çojmë direkt fituesin”, u shpreh këngëtarja.

Eliza ishte pjesë e edicionit të fundit të këtij festivali me këngën “Peng”.

Të këshilluara

Justin Bieber: E dua Selenën por...

Justin Bieber është shpesh në syrin e medias për historinë me bashkëshorten Hailey. Nuk mungojnë asnjëherë komentet se është ende i dashuruar me Selenën dhe dës...

13:12

Kylie shfaqet ndryshe, pa grim në LA (Foto)

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është parë pa produkte në fytyrën e saj dhe më parë, për shembull në tutorialet e makeup-it, por që të shihet në publik...

12:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI