Flash

Video/ Fitore pa shkëlqim, por ishte ajo e duhura: tani pritet përgjigjja e Rejas

Lapsi.al 25 March 2019
Video/ Fitore pa shkëlqim, por ishte ajo e duhura: tani pritet

Në Andorra duheshin marrë tri pikët dhe Shqipëria e dyshes Bulku-Mema ka bërë detyrën ndaj një kundërshtari që u impenjua vetëm në lojë të ashpër, por pa rrezikuar gati asnjëherë Berishën. Ishte rezultati për të cilin kishte marrë kohë edhe kandidati për pankinën kuqezi Edy Reja, që tani mund t'i luajë shanset për kualifikim, gjithnjë nëse pranon ofertën e FSHF-së.

Nuk kishte shkëlqim dhe as lojë, gjë që vështirë se mund të ndodhte, pas ngjarjeve dhe tronditjes që shkaktoi humbja në debutim në eleminatore kundër Turqisë. Gjithsesi mjafton 0-3 e arritur në transfertë. Vendosi Sadiku, që shënoi gol në rikthimin në kombëtare pas dëmtimit, Balaj e Abrashi në fund. Sulmuesi i Luganos kishte shënuar dy gola në miqësoren me Turqinë, të fituar në 2017, ndeshja e fundit e luajtur nga Elbasanasi me kuqezinjtë. Premtues kthimi i sulmuesit në grup, ndërkohë që prezantim pozitiv ka bërë edhe Kaçe, që kandidohet tani për një fanellë titullari. Nuk janë vënë në provë të vështirë kuqezinjtë, por në aspektin e lojës kanë lënë për të dëshiruar, në të dy variantet taktike të përdorura nga Bulku. 4-3-3 me Grezda-Sadiku-Uzuni e më pas 3-5-2 me Uzunin në të djathtë e dyshen Balaj-Sadiku nuk ndryshuan lojën nën ton të skuadrës, edhe pse Balaj shënoi golin e dytë 4' minuta nga fundi ndërsa në të fundit shtesë mori lavdi edhe Abrashi.

Vendi i tretë provizor për Shqipërinë me tre pikë, sa Islanda por mbi ishullorët me diferencë golash. Kryeson Turqia me fitoren e dytë edhe kundër Moldavisë (4-0), e fundit në Grupin H, ndërkohë që Franca është e dyta me pikë të plota, pas suksesit 4-0 me Islandën.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI