Flash

"Këta lojtarë nuk e meritojnë fanellën e Argjentinës": Maradona sulmon ashpër Messi e të tjerët

Lapsi.al 24 March 2019
"Këta lojtarë nuk e meritojnë fanellën e

Argjentina ka humbur shëmtuar miqësoren me Venezuelën (1-3), duke njollosur rikthimin në Kombëtare të Lionel Messi. Një situatë që ka kthyer në vijën e parë të sulmit, kundër përfaqësueses së Scaloni, legjendën argjentinase Diego Armando Maradona, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin: "Ishte si një film horror. Kjo skuadër nuk e meriton fanellën që mban veshur, Argjentina nuk fiton dot më asnjë ndeshje. Më vjen keq për njerëzit që vazhdojnë të besojnë gënjeshtarët e federatës".

Një sulm direkt e pa fjalë të zgjedhura, ashtu si bën shpesh Maradona gjatë viteve: "Unë ndihem shumë argjentinas - vazhdoi ai pas ko me Venezuelën -. Mendonin se do ta fitonin lehtë ndeshjen? Kush është aq budalla sa ta ketë menduar? Ata janë një skuadër e organizuar e me baza solide e kundër kësaj Argjentine e patën të thjeshtë".

Faji për Pibe de Oro është i gjithi i Federatës argjentinase: "Më vjen keq për tifozët, por edhe lojtarët që vendosin fytyrën, kur në fakt duhet ta bëjnë liderët e Federata. Kjo kombëtare më bën të trishtë, nuk meriton fanellën që vesh".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI