Flash

Enca rikthen këngën me Noizyn Në YouTube

Lapsi.al 23 March 2019
Enca rikthen këngën me Noizyn Në YouTube

Përgjatë vitit 2017-të, dy personazhet e njohur publikë Enca dhe Noizy i dhanë fund miqësisë me njëri-tjetrin.

Madje pakëz muaj më vonë, Enca hoqi nga kanali i saj zyrtar në You Tube hitin “Bow Down” i cili asokohe theu rekorde shikueshmërie.

Rikujtojmë se hiti në fjalë ishte një bashkëpunim i këngëtares me reperin Noizy, që vlen të theksohet se u mirëprit mjaft mirë nga publiku.

Mirëpo, pavarësisht veprimit që dikur bukuroshja ndërmori për ta hequr nga kanali You Tube, së fundmi ajo na ka befasuar të gjithëve duke shpërndarë në Insta Story lajmin se kënga është sërish publike.

Pra, kënga është publikuar më 15 qershor të vitit 2016-të dhe këngëtarja nuk e ka hequr asnjëherë përfundimisht, nga You Tube. Po t’i hedhim një sy hitit aktualisht, ai përmban ende datën në fjalë dhe jo një datë tjetër.

“Përsëri në You Tube. E di që iu ka munguar!”- mbishkruan këngëtarja.

Por, a tregon kjo një afrim të mundshëm të Encës me Noizy-n?

Çfarë po ndodh mes tyre?

Gjithsesi…nëse ata nuk janë pajtuar ende, veprimi i këngëtares në një farë forme tregon se ajo nuk i mban më mëri reperit.Ooo

Të këshilluara

Young Zerka: Jam beqar dhe tokë e zënë

Janë apo jo më bashkë Young Zerka dhe Ronela Hajati? Kjo është pyetja që ka pushtuar mediat online ditët e fundit, pasi u përfol se çifti i njohur i “showbiz”-i...

11:15

Zbulohet lidhja e Gent Fatalit me ...

Gent Fatali prej kohësh është përfolur se është në lidhje me një vajzë simpatike e cila quhet Rozafa. Aludimet kanë vërshuar si pasojë e postimeve të publiku...

18:46

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI