Flash

Anjeza Shahini publikon foton e parë të vajzës

Lapsi.al 22 March 2019
Anjeza Shahini publikon foton e parë të vajzës

Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë e një vogëlushjeje para disa ditësh, specifikisht më datën 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Lajmin e ëmbël e dha vetë bukuroshja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, prej ku bëri publik edhe emrin e vajzës… Victoria Kelis Connolly.

“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI”, shkruante ajo.

Mirëpo ditën e sotme Anjeza ka publikuar në Insta Story një foto të Victorias së vogël e cila shfaqet e mbuluar me peshqir (pas dushit) dhe me aq sa pamë na i mori zemrat të gjithëve.

“Lahet çupa çup e çup”, mbishkruan këngëtarja, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme.

Rikujtojmë se Anjeza dhe bashkëshorti i saj anglez Paul Edward Conolly janë martuar në shtator të vitit 2015-të në Toskanë, ndërkohë aktualisht ata jetojnë në Britani.

Të këshilluara

Jessie J tregon të pasmet me celulit (FOTO)

Ajo është duke shijuar romancën me të dashurin Channing Tatum, me të cilin është në një lidhje prej tetorit të vitit të kaluar. Jessie J vendosi që të tregon...

13:15

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI