Flash

Kunja Metës/ Rama i vetmi politikan që nuk ka dhënë kurrë dorëheqje në 21 vjet

Lapsi.al 21 March 2019
Kunja Metës/ Rama i vetmi politikan që nuk ka dhënë

Ilir Meta ka deklaruar të mërkurën në Pogradec se palët duhet të të gjejnë një zgjidhje dhe se ai është i gatshëm të sakrifikojë edhe postin që mban, atë të kreut të shtetit në emër të një marëveshjeje. 

"...jam i gatshëm për hapa...që nga dorëzimi i mandatit tim si President, pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara..." tha ai.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Meta, një përpjekje për të dalë nga shtrati i Monikës

Nëse nga shumëkush kjo deklaratë e fortë u pa si një rreshtim i kordinuar me bllokun opozitar Basha-Kryemadhi, sipas modelit ata dogjën mandatet edhe unë si kryetar shteti jam i gatshëm ta bëj këtë, ajo mund të interpretohet edhe në një mënyrë të ndryshme.

Si një kunjë direkte me kryeministrin apo si një antitezë totale me qëndrimet e Ramës.

Deklarata e Metës për "dorzim Mandati", pra si largim nga presidenca, duhet shikuar e lidhur me një shprehje tjetër që gjendet në atë tekst të artikuluar në Pogradec: "unë i ftoj të gjithë të mos sakrifikojë vendin për karriget e tyre apo për ambiciet e veta".

Po cili është njeriu që nuk e ka sakrifikuar kurrë karrigen e tij.

Ilir Meta është nga ata politikanë që në të mirë apo në të keq, ka dhënë shumë dorëheqje në karrierrën e tij, jo vetëm kur ka qenë në PS por edhe si kryeministër apo zv kryeministër.

Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen edhe nga presidenca edhe nga kryesimi i PD-së.

Pandeli Majko ka ikur dy herë në mënyrë dinjitoze nga posti i shefit të ekzekutivit.

Lulzim Basha dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit për të kandiduar për bashkinë e Tiranës.

I vetmi njeri, ekskluzivisht i vetmi që ka plot 21 vite në politikë, i cili ka shkruar shumë tekste dorëheqjesh por asnjëherë të tijën, ai është Edi Rama.

Ai nuk dha dorëheqjen si ministër kulture, kur kandidoi në vitin 2000 për bashkinë e Tiranës (ndryshe nga Basha apo Olldashi).

Ai nuk dha dorëheqjen para zgjedhjeve 2009 nga kryebashkiak duke u bërë i vetmi kryetar partie që nuk kandidoi për deputet.

Ai nuk dha dorëheqjen as pasi i humbi zgjedhjet e këtij viti ,megjithëse këtë e kishte të sanksionuar në statutin e PS se kush humbet ikën.  Ai shpiku në këtë rasta kauzën e hapjes së kutive.

Ai shkoi edhe më tej, anulloi me referendum edhe garën për kryetarin e partisë më të madhe në vend.

Ai e rrefuzoi dorëheqjen edhe në kohën e çadrës kur dorëzoi gjysmën e qeverisë tek PD, por jo karrigen e tij.

Ai nuk e bëri atë as kur studentët e detyruan të shkarkonte plot 8 ministra.

Pra në dy dekada pa ndalim, Edi Rama është i vetmi politikan i lartë shqiptar që nuk e ka shkruar asnjëherë dorheqje e tij.

Vetëm po të dish këtë kronologji e kupton se ku rrihte Meta kur bëri deklaratën shpesh të keqkuptuar: Edhe mund të sakrifikoj mandatin tim për arritjen e një zgjidhjeje.

©Lapsi.al

Zbërthimi/ Çfarë fshihet pas deklaratës së fortë të Metës?

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI