Flash

Frika për arrestimin e CR7 anullon turneun e Juventus në SHBA: New York Times zbulon faktet

Lapsi.al 21 March 2019
Frika për arrestimin e CR7 anullon turneun e Juventus në SHBA: New

Nga kolonat e të përditshmes New York Times vjen njoftimi për detyrimin e ndryshimit të planeve të Juventus këtë verë. Sipas gazetës amerikane, bardhezinjtë nuk do të marrin pjesë në turneun e zakonshëm në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar International Champions Cup, por do të luajnë turneun në Kinë e Singapor. Një vendim, që lidhet me problemet me drejtësinë të Cristiano Ronaldo, pas rihapjes së hetimit kundër tij, për pretendimin për përdhunim në dëm të Kathryn Mayorga.

Për momentin nuk është asgjë e konfirmuar, edhe pse Juventus ka lajmëruar vetëm që do të marrë pjesë në ICC 2019, pa dhënë detaje të tjera, duke lënë takim në 27 mars për njoftimin e kalendarit zyrtar të ndeshjeve në program. Por lajmi bëri menjëherë xhiron e botës, duke tërhequr interes. Sipas New York Times, në fakt, Juve ka kërkuar nga Relevent Sports, shoqëria që organizon International Champions Cup, të marrë pjesë në "versionin aziatik" të turneut sepse ekziston frika që CR7 mund të arrestohet në SHBA për shkak të zhvillimeve në cështjen Mayorga.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI