Flash

E ëma e Emiliano Sala kthehet të flasë për humbjen e të birit, duke akuzuar: "Dhimbje e tërbim, shumë gjëra të paqarta"

Lapsi.al 21 March 2019
E ëma e Emiliano Sala kthehet të flasë për humbjen e të

Kanë kaluar gati dy muaj nga incidenti i avionit në Kanaline La Manshit, ku humbi jetën Emiliano Sala e piloti, por e ëma e ish-sulmuesit argjentinas nuk gjen paqe: "Ndjej trishtim dhe dhimbje që do të zgjasë gjithë jetën, por edhe tërbim". Ka ende shumë dyshime mbi atë që ndodhi në fund të janarit: "Nuk u kujdesën për të në mënyrën si duhet ta bënin për një lojtar që vlente 17 milionë euro, presim të kuptojmë përse ndoshi e gjithë kjo", ka thënë Mercedes për L'Equipe.

Në mendjen e saj u kthye edhe njëherë mbrëmja tragjike: "Fola me Emiliano përpara se të ngjitej në avion dhe më tha se do të më telefononte sapo të mbërrinte në hotel në Cardiff. Pas rreth dy orësh tentova të lidhesha me të, por nuk përgjigjej. E riprovova gjymsë ore më pas, asgjë. Atëherë mora në telefon agjentin që më tha se avionic ishte zhdukur".

Familja prêt përgjigje, gjë që deri tani nuk ka mundur tia japë asnjë hetim i kryer: "Askush nuk na ka telefonuar, mund ta kuptoj se duan të kenë gjithë informacionet, por në këtë pikë duhet të na japin një përgjigje sepse nuk mund të fshihet një firmë". Në fakt është për tu zgjidhur edhe cështja e pagesës mes Cardiff e Nantes: "E pakuptueshme, kontrata ishte firmosur".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI