Flash

“VAR i kthen arbitrat në kukulla, më dënuan për motive politike”: Platini shpërthen kundër FIFA-s

Lapsi.al 20 March 2019
“VAR i kthen arbitrat në kukulla, më dënuan për motive

Në një intervistë për Corriere della Sera, Michel Platini ka drejtuar akuzat e tij kundër Fifa-s e ka nxjerrë të pavlefshëm Var. "Skualifikimi nuk më ka prekur, nuk e pranoj, sepse nuk ndihem I skualifikuar. Zvicra më liroi nga akuzat, Fifa duhet të bënte të njëjtën gjë, por nuk e bëri për motive politike. E gjitha ishte politike. Nuk e di cdo bëj më pas, sepse më lart se ku isha… E shfytëzova vendimin e atyre të mallkuarve të Fifa-s për një pushim total pas 45 vjetësh».

Platini ka shpjeguar se e ardhmja e tij mbetet futbolli, pavarësisht cdo gjëje: “Tani cështja është në Gjykatën e të drejtave të Njeriut, në Strasburg: nuk mund të më ndalojnë të punoj në futboll», ka thënë francezi që ka dhënë mendimin e tij edhe në lidhje me përdorimin e teknologjisë në futboll, të cilin në kohën kur drejtonte e mbajti gjithnjë larg fushave. "Kam qenë gjithnjë kundër. Var mund të ndihmojë, por pastaj është interpretimi: vendos gjithnjë njeriu. Dizenjatorët I transformuan arbitrat në kukulla. Është e rëndë kur humbet një ndeshje nga gabimet e arbitrave, por është njerëzore. Tani që është teknologjia gabojnë përsëri. Lërini njerëzorët të luajnë mes tyre, futbolli është shpikur për lojtarët jo për arbitrat që vendosin rregullat".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI