Flash

Priyanka Chopra: Jam një bashkëshorte e tmerrshme

Lapsi.al 20 March 2019
Priyanka Chopra: Jam një bashkëshorte e tmerrshme

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë ndër çiftet e showbizit botëror që adhurohen nga publiku dhe ata do mbahen mend gjatë për ceremonitë e shumta të dasmës.

Së fundmi bukuroshja ka qenë e ftuar në “The View” prej ku ka rrëfyer një të metë të saj.  36-vjeçarja ka deklaruar ndër të tjera se ajo nuk di të gatuajë.

“Ai vjen nga një shtëpi e mirë jugore ku mamaja e tij gatuante gjithnjë dhe unë nuk jam ashtu. Unë di të përgatis vezë dhe kafe, kaq. Jam një bashkëshorte e tmerrshme në këtë pikë!”- vijoi të sqaronte Priyanka.

Por ylli i muzikës Nick Jonas kur ka mësuar se ajo nuk di të gatuajë i ka dhënë një përgjigje mjaft suportuese: “Mos u shqetëso vogëlushe, as unë nuk di!”

Aktorja me famë botërore lidhur me këtë është shprehur se është ndjerë shumë mirë duke theksuar se shumica e meshkujve nuk janë si Jonas.

Rikujtojmë se dhurata e parë që Nick i ka bërë Priyanka-s ka qenë një super makinë, “Maybach” që ka kushtuar plot 169,595$.  Kjo erdhi pasi kënga e tij “Sucker” u listua në vend të parë në “Billboard Hot 100”.

 

 

Të këshilluara

Cardi B, në një film me Jennifer Lopez

Cardi B ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në muzikë dhe pritet që shumë shpejt të eksperimentojë në një tjetër fushë të artit. Askush nuk e kishte men...

16:01

Ariana Grande, takim me të gjithë ish-at

Ariana Grande ka qenë kryefjala e mediave rozë koht e fundit për shkak të lançimit të këngës së saj më të re “Thank you, next” por edhe për shkak të takimeve të...

14:34

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI