Flash

Pogba tremb United: "Real është një ëndërr, sidomos me Zidane"

Lapsi.al 20 March 2019
Pogba tremb United: "Real është një ëndërr,

Merkato e futbollit është e destinuar të flasë sërisht për një cështje Pogba, sidomos pas deklaratave të francezit nga qendra e grumbullimit e Kombëtares në Clairefontaine. Paul Pogba tremb kështu tifozët e Manchester United, duke i shkelur syrin gjigantëve spanjollë. "Real Madrid është një ëndërr për të gjithë fëmijët e për të gjithë futbollistët - ka deklaruar mesfushori - sidomos me Zidane, por tani jam i lumtur në Manchester, me trajnerin e ri. Në këtë moment jam i lumtur këtu ku jam, por nuk kam si ta di cfarë më sjell e ardhmja".

Zidane u kthye në pankinën merengue me premtimin e Perez që në verë nuk do ti kursejë investimet. Mes shumë objektivave është edhe Pogba, kontrata e të cilit me Red Devils përfundon në qershor 2021. Një operacion që do të ishte shumë më i lehtë nëse në Manchester do të kishte qendruar Mourinho, por me ardhjen e Solskjaer gjërat janë përmirësuar si në nivel personal ashtu dhe skuadre. Francezi është kthyer në nivele të larta dhe skuadra e ka ndjerë prezencën e tij, duke u kualifikuar në cerek finale të Champions League e në luftë për vendin e katërt në Premier. Por nëse Zidane do të ngrinte telefonin, atëherë për francezin do të ishte vështirë të thoshte jo.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI