Flash

Paqe e bërë me Inter… Icardi nga nesër në dispozicion të Spalletti

Lapsi.al 20 March 2019
Paqe e bërë me Inter… Icardi nga nesër në dispozicion

Pritja, dënimi, apo justifikimi, quajni si të doni, do të marrë fund: Mauro Icardi ka përfunduar kurat për gjurin e majtë të dëmtuar e nga nesër do të jetë në dispozicion të teknikut Luciano Spalletti. Sulmuesi argjentinas i Inter ishte jashtë që nga 13 shkurti, kur iu hoq shiriti i kapitenit pak, para transfertës së Europa League kundër Rapid Vienna. Që atëherë një seri e vërtetë kontradiktash e paqartësish mbi të ardhmen e tij, që duket se po veniten.

Në këtë pikë, pauza e kampionatit do ti shërbejë Icardi përtë rikuperuar një kondicion fizik të mirë, për tu future në fushë sa më shpejt, ndoshta që të dielën e 31 marsit në ndeshjen delicate me Lazio.

Vështirë se do të jetë titullar, por e sigurtë se do të jetë gati të fshijë periudhën e fundit me një gol të rëndësishëm. Ndërkohë, polemikat janë lënë mënjanë, ashtu si kërkesa për të rimarrë shiritin e kapitenit. Për rinovimin, duhet pritur, por hapi I parë drejt paqes është bërë...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI