Flash

“Atë herë kur më tha të kisha turp”: Ibrahimovic mbron Mourinhon kundër Djajve

Lapsi.al 20 March 2019
“Atë herë kur më tha të kisha turp”: Ibrahimovic

Gjithcka mund të thuhet për Zlatan Ibrahimovic përvec se kur flet nuk shkakton reagime. E ka konfirmuar intervista e dhënë për "Mirror", në të cilën mbrojti José Mourinho nga kritikat e ish-lojtarëve të Manchester United. "Nuk jam më në klub, por nuk mund të ankohen gjithë kohën. Rrethi i ish-lojtarëve të Ferguson nuk më pëlqen, sepse kanë nisur të flasin pasi ai u largua, jo më parë", ka thënë suedezi duke iu referuar mbi të gjithëve Gary Neville, Paul Scholes e Paul Ince.

Një nostalgji për kohët kur punonte me Special One për shtatlartin e sulmit që ka rrëfyer edhe një anektodë në kohën kur të dy ishin tek Inter: "Tek Inter u ndodhëm në një situatë kur kishim bërë një pjese loje shumë të keqe e ai më kritikojë në dhomat e zhveshjes para gjithë skuadrës. Duhet të merrja cmimin si lojtari më i mirë në Itali, por ai më tha: kur të shkosh në atë skenë e të marrësh trofeun tënd, duhet të të vijë turp për mënyrën sip o luan tani, nuk e meriton. Nuk është dicka e re që ai kritikon lojtarët, por varet si reagojnë ata. Unë I thashë vetes se do dilja përsëri në fushë për të treguar se mund të bëja më mirë". Gjë që natyrisht Pogba e të tjerët nuk e kanë menduar njësoj, duke parë si rrodhën gjërat për teknikun portugez në Old Trafford.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI