Flash

Befasi tek Kukësi: Shkarkohet Cungu, deri në fund të sezonit në pankinë ulet Ramadan Ndreu

Lapsi.al 19 March 2019
Befasi tek Kukësi: Shkarkohet Cungu, deri në fund të sezonit

Nuk ka më kushte, as durim tek Kukësi. Armando Cungu nuk është më trajner i skuadrës: humbja në Korcë dhe diferenca prej 9 pikësh me vendin e parë i ka kushtuar pankinën teknikut shkodran, duke sjellë zëvendësimin e menduar me drejtorin e përgjithshëm Ramadan Ndreu, që do të udhëheqë skuadrën deri në fund të kampionatit. Përpara se të nisë punën Ndreu ka dashur të falenderojë teknikun në dalje për punën e bërë...

“Cungu duhet të falenderohet për punën e shkëlqyer që ka bërë me skuadrës – tha Ndreu – pavarësisht se rezultatet nuk janë ato duheshin. Të mos harrojmë se ka faktorë që janë përtej trajnerit, si ndeshjet jashtë fushës gjatë gjithë kampionatit. E marr skuadrën në një moment të vështirë, por jam i sigurtë se do të tregojmë gjithë agonizmin tonë në javët e mbetura”

Një nisje menjëherë në ngjitje për teknikun e ri të Bluve, që e gjen veten në përballjen direkte me Partizanin, rezultat që mund ta fusë përsëri në lojë për titull Kukësin. Për teknikun një fjalim morali për skuadrën, si e vetmja pikë ku llogaritë nuk dalin, në kohën kur bindja është për një organikë kualitative.

“Nuk ka më ndeshje të lehta e të vështira, por ajo kundër Partizanit është e vecantë, sepse një fitore do të rihapte diskutimin pse jo edhe për titullin kampion” vlerësoi Ndreu.

Kërkesat për objektivat sezonalë nuk kanë ndryshuar për presidentin Gjici, edhe pse tekniku i ri mundohet të largojë presionin nga skuadra.

“Me presidentin kam folur mbrëmë dhe ai ka gjithë të drejtën të kërkojë arritjen e objektivave, sepse jemi një skuadër me shumë kualitet. Javët në dispozicion janë dhe cdo gjë mund të ndodhë, ne do të provojmë deri në fund të arrijmë titullin kampion” përfundoi Ndreu.

Problemet për Ndreun nuk vonojnë të shfaqen. Shameti I është nënshtruar rezonancës magnetike dhe do të humbasë përplasjen me Partizanin. Nuk është stërvitur me grupin Dzaria, por mesfushori do të jetë gati për ndeshjen pasi dëmtimi në kavilje nuk është I rëndë. Edhe Ëillian do të jetë në fushë, duke qenë se përpara ndeshjes do të heqë edhe proteksionin nga dora.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI