Flash

Uefa hap hetimin mbi Cristiano Ronaldo: ka një motiv që e bën Juventus të buzëqeshë

Lapsi.al 18 March 2019
Uefa hap hetimin mbi Cristiano Ronaldo: ka një motiv që e bën

Gjesti i Cristiano Ronaldo, me të cilin iu përgjigj Diego Simeone, në përfundim të përmbysjes së jashtëzakonshme të Juventus në ndeshjen e kthimit kundër Atlético Madrid, në 1/8 e Champions League është zyrtarisht nën hetim nga ana e Uefa-s. Në fakt, është një hetim i iniciuar për "sjellje të pahijshme" kundër CR7, që, duhet të evitojë sanksionin e skualifikimit për episodin e ndodhur në 12 mars.

Kjo është komunikata e dalë nga organizmi më i rëndësishëm i futbollit europian, vendimi i të cilit do të komunikohet të enjten: "Pas një hetimi të udhëhequr nga Komisioni i Etikës e Disiplinës, në aplikim të artikullit 55, është hapur një procedim disiplinor për sjellje të pahijshme të futbollistit Cristiano Ronaldo, pas ndeshjes së kthimit në 1/8 e finaleve të Champions League mes Juventus e Atletico Madrid, luajtur në 12 mars. Cështja do të diskutohet në 21 mars, nga komisioni i etikës e disiplinës".

Pikërisht definimi i "sjelljes së pahijshme" e mban shumë të qetë Juventus, që nuk do ta shohë portugezin të skualifikohet, por thjesht të gjobitet. Ashtu si ndodhi për Simeone, i dënuar me një gjobë prej 20 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI