Flash

Teatri i Ramës me parlamentin 'normal'. I cakton deputetëve vendet dhe fjalët që do thonë

Lapsi.al 18 March 2019
Teatri i Ramës me parlamentin 'normal'. I cakton deputetëve

Edi Rama po bën gjithçka për të ruajtur fasadën e një parlamenti normal. Kryeministri i porositi këtë të hënë deputetët e tij që të flasin në Kuvend, madje të luajnë edhe rolin e opozitës fallco me fjalime kritike ndaj qeverisë.

Këtë porosi kryeministri ia dha deputetëve në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Socialiste.

Motivi i kësaj strategjie të re të kryeministrit është që në seancën e së enjtes, punimet në Kuvend të ngjajnë sa më normale, edhe pse opozita e vendit ka ndërprerë përfundimisht marrëdhëniet me këtë institucion.

“Jemi në normalitet parlamentar. Në seanca duhet të flasin të gjithë deputetët. Të nisin diskutimet për kandidatët për këshillat bashkiakë si dhe diskutimet në bashki” - mësohet të jetë shprehur Rama.

Fokusi i seancës së të enjtes do të jetë zhvillimi rural. Gati të gjithë ministrat do flasin për fshatin, çfarë është bërë e çfarë nuk është bërë në këto gjashtë vite qeverisje.

Por, përpos udhëzimeve se çfarë dhe si duhet të flasin deputetët, Rama duket se ka filluar të merret edhe panoramën e ligjvënësve të tij në Kuvend, duke i porositur edhe vendin se ku do të ulen ata.

"Kohë të dëshpëruara kanë nevojë për masa të dëshpëruara." - kjo shprehje e Hipokratit duket se i shkon për shtat ngërçit që po has Rama. Mes këtyre përpjekjeve për të kamufluar vakumin parlamentar, Rama mësohet se ka porositur deputetët në sallë të mos rrinë bashkë me 11 deputetët e 'opozitës së re', me idenë se ata duhet të duken si kundërshtarë politikë.

Një muaj më parë, opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e saj parlamentare. Me përjashtim të tre deputetëve të opozitës, pjesa dërrmuese iu bashkua idesë së propozuar fillimisht dy vite më parë nga Sali Berisha dhe propozuar zyrtarisht muajin e kaluar nga Lulzim Basha. Pesë protesta janë zhvilluar që prej 16 shkurtit në Tiranë, të ndara mes parlamentit, tashmë inekzistent për opozitën dhe kryeministrisë, ku më të mëdhatë ishin ato të 16 shkurtit dhe kjo e 16 marsit. Edi Rama vazhdimisht i ka mëshuar idesë se nuk ka krizë politike, por një opozitë që del nga shinat pasi nuk fiton dot ndaj tij në zgjedhje. Nga ana tjetër, Basha, Kryemadhi dhe aleatët e vegjël pretendojnë se e vetmja zgjidhje për krizën është largimi i Ramës dhe vendosja e një qeverie tranzitore, që do të mundësojë zgjedhje të drejta dhe të pa kapura nga Rama dhe krimi i organizuar.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI