Flash

Si u ekzekutua Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave të Tiranës

Lapsi.al 18 March 2019
Si u ekzekutua Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave të Tiranës

Një tjetër vrasje trondit Tiranën. I riu Jurgen Kurti, një emër i njohur u ekzekutua në qendër të kryeqytetit mbrëmjen e kësaj të hëne rreth orës 22.20 në rrugën “Zef Jubani” në zonën e Tiranës së Re, pranë banesës së tij.

Lapsi.al mësoi se 26-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një makinë tip Benz E-Class, i zi, në lëvizje. Kurti, sapo kishte dalë nga një palestër në këtë zonë dhe po kthehej në këmbë në banesë. Burime të lapsi.al thanë se ai ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Sipas të njëjtave burime rruga është njëkalimshe dhe nuk përjashtohet mundësia që ata t’i kenë bërë pritë. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në disa pika kyçe të kryeqytetit u ngritën postblloqe të policisë në përmjekje për të ndaluar autorët.

jurgen-kurti-1

Por kush është Jurgen Kurti? 26-vjeçari është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2016 ai përfshi në vrasjen e babait të tij. Ishte muaji prill i atij viti kur Kurti u arrestua për vrasjen e babait të tij Artur Kurti. Por djali do të fitonte shumë shpejt lirinë pasi për krimin u shpall fajtor daja i tij. Por nuk kaluan shumë kohë, para se i riu të përfshihej në një tjetër akt kriminal.

Në prill të vitit 2017, Kurti u arrestua sërish për vrasjen e Agim Arapit pronarit të një picerie në Durrës. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e këtij të fundit, Kujtim Ekonomi, krim i cili ndodhi për motive pronësie. Megjithatë Kurti mundi që të fitonte lirinë në të dyja rastet. Jurgen Kurti njihej edhe si menaxheri i VIP-ave, pasi ka sjellë në Shqipëri disa këngëtarë të njohur në koncerte. ©LAPSI.al

kurti

46fcea3c-56a3-4dbd-ba2e-39f23ece07b2

05af4e0a-542d-4dce-b0cd-0b4db5433316

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI