Flash

Ospina lë spitalin, por shpërthejnë polemika për ndihmën e shpejtë: "Nuk ishte në repartin e duhur"

Lapsi.al 18 March 2019
Ospina lë spitalin, por shpërthejnë polemika për

David Ospina e ka kaluar rrezikun dhe ka lënë tashmë klinikën Pineta Grande të Castel Volturno në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjithë kontrollet të cilave i është nënshtruar kanë dhënë rezultat qetësues. Portieri është kthyer në banesën e tij së bashku me të shoqen e do të qendrojë disa ditë pushim, duke hequr dorë edhe nga grumbullimi i kombëtares kolumbiane për miqësoret kundër Japonisë e Koresë së Jugut.

Ospina e kishte kaluar natën në vëzhgim për shkak të traumës në kokë të pësuar në përplasjen me Pussetto në minutat e para të Napoli-Udinese dhe gjatë ditës doli nga Klinika Pineta Grande di Castel Volturno ku ishte transportuar menjëherë pas konsultës mjekësore në spitalin San Paolo në Fuorigrotta. Këtu ishte sjellë me urgjencë pasi humbi ndjenjat në fushën e lojës.

E pikërisht për këtë vendim (kontrollet në spitalin San Paolo e jo në Cardarelli), gazeta Il Mattino di Napoli zbulon hapjen një hetimi mbi sjelljen e shërbimit të emergjencës sanitare brenda në stadium.

"Ospina, pas mjekimit të parë në fushë u transportua në spitalin San Paolo pa asnjë konsultë me 118" shkruan e përditshmja. "Me një diagnozë traumë në kokë, ai u dërgua në spitalin San Paolo që nuk ka pavjon neurokirurgjie, e domosdoshme për atë lloj traume".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI