Flash

Khloe Kardashian hedh poshtë fjalët se Tristan nuk po tregohet një baba i mirë

Lapsi.al 18 March 2019
Khloe Kardashian hedh poshtë fjalët se Tristan nuk po tregohet

Khloe Kardashian ka hedhur poshtë fjalët se ish-partneri i saj nuk po tregohet një baba i mirë me vajzën e tyre, True.

Nëse po  pyesni veten sesi po e menaxhon Khloe marrëdhënien me ish-in pas skandalit të tradhtisë, mund t’ju themi se gjërat po ecin mirë.

Ylli i reality show-t komentoi në Twitter pas lajmeve se ajo është “jashtëzakonisht e mërzitur” me Tristan që nuk po bën përpjekje për t’u përfshirë në jetën e vajzës së tij.

“Ai është një baba i mirë për të”, iu përgjigj Khloe një fanseje në Twitter. “Vajza ime e ëmbël dhe e veçantë kurrë nuk do të vendoset mes meje dhe atij. Ju premtoj për këtë”.

Një burim tha më parë se “Khloe e kupton që ai udhëton shpesh për shkak të basketbollit dhe jeton në Cleveland, por ajo ndjen sikur Tristan ka ecur përpara. Qëndrimi i Tristan-it duket sikur është: ‘Do ta shoh vajzën, kur ta shoh’”.

Kjo pra rezultoi të mos jetë aspak e vërtetë dhe sa i përket vajzës True, ajo do të ketë gjithnjë mbështetjen dhe dashurinë e dy prindërve të saj.

Të këshilluara

Justin dhe Hailey fotografohen duke debatuar

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin prej ditësh janë vënë në qendër të mediave për shumë arsye. Ata janë padyshim një nga çiftet më simpatikë të ekranit, por kjo n...

12:52

Paris dhe Kim, së bashku për ditëlindje

Ndonëse Paris Hilton e kishte ditëlindjen në 17 shkurt, ajo zgjodhi ta festonte në 16 mars, duke i habitur të gjithë. Miliarderja e famshme vendosi ta quajë fes...

11:48

'Red Hot Chili Peppers', koncert në Egjipt

Pas grupeve si “Grateful Dead”, “Pink Floyd” e “Scorpions” dhe artistëve si Frank Sinatra, Kylie Minogue, Sting e Andrea Bocelli, edhe “Red Hot Chili Peppers” h...

10:45

Kërcënohen aktorët e serialit turk

Fama, jo gjithmonë, sjell pasoja pozitive në jetën e njerëzve të njohur. Shpesh, ajo kthehet në rrezik e arrin deri aty sa të jetë kërcënim për jetën. Duke s...

10:19

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI