Flash

Champions League, UEFA e ECA vendosin nesër revolucionin

Lapsi.al 18 March 2019
Champions League, UEFA e ECA vendosin nesër revolucionin

Prej dy muajsh, UEFA e klubet më të mëdha Europiane, po studiojnë një revolucion të mundshëm të formatit të Champions League, duke nisur nga 20201 e nesër (19 mars) mund të jetë dita decizive. Sipas Wall Street Journal, në fakt, të martën do të zhvillohet një "mbledhje diskrete' mes ECA, që përfaqëson klubet më të fuqishme të futbollit kontinental, e organizmit që administron kompeticionin.

Në tavolinë, përvec projektit të SuperLega që edhe në kohët e fundit është përjashtuar nga Ceferin e Andrea Agnelli, duhet të jetë mundësia për të ndryshuar Champions: prej kohësh flitet për modifikimet e mundshme që kanë të bëjnë me një sistem promocioni e rrëzimi (dicka e ngjashme me UEFA Nations League) me të cilin statusi i klubeve të ndryshme do të ndryshonte brenda kompeticionit, që për skuadrat e tjera do të ishte gati e parritshme. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është ai në lidhje me spostimin e ndeshjeve nga mesjava në fundjavë në mbrëmje. Kjo do të sillte modifikimin e të gjithë kampionateve kombëtarë në Europë, që do të fillonin të mendonin seriozisht zvogëlimin e numrit të skuadrave për të aplikuar kalendarin.

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, kjo do të ishte një zgjidhje jo e pëlqyer nga UEFA, sidomos në terma afat shkurtër: "Cdo ndryshim është larg të qenit i sigurtë dhe nuk ka gjasa të ndodhë përpara 2024".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI