Flash

Video/ Pika e Starovës e pamjaftueshme për Laçin: vlonjatët "gardh" për barazimin

Lapsi.al 17 March 2019
Video/ Pika e Starovës e pamjaftueshme për Laçin:

Askush nuk donte ti bënte keq njëri-tjetrit: sinteza e ndeshjes së luajtur në Laç, mes bardhezinjve dhe Flamurtarit ka qenë pikërisht kjo. Dy skuadrat që kërkonin të afroheshin me zonën europiane të renditjes, nuk bënë asgjë nga ajo që kishin pretenduar në vigjilje të sfidës, por luajtën një ndeshje të vakët e që në fund ishte e denjë për rezultatin 0-0 që prodhoi. Debutim me pikë për Sulejman Starovën, edhe pse vështirë se ishte kjo për të cilën presidenti Pashk Laska kishte zëvendësuar Besnik Prengën në pankinë: "Jam i kënaqur me lojën, jo me rezultatin. Kemi pasur shumë raste, kemi dhënë shpirtin në fushë. Laçi ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Në harkun e dy stërvitjeve me ka dhënë shumë shpresë si ekip" ka komentuar barazimin Starova.

Vlonjatët nuk mund të bënin më shumë, ose më saktë nuk kishin ardhur pr të bërë më shumë se një mbrojtje me shumë forca, në kërkim të një pikë, që sipas llogarive të Ilir Dajës, ndoshta në fund edhe mund të mjaftojë: "Me atë që prodhuam në fushën e lojës, jemi të kënaqur me barazimin - vlerësoi Daja pas ndeshjes -. Ka pasur kontrollin e territorit Laçi. Me lojtarët që kemi pasur në dispozicion, kemi bërë atë që duhej. Në fund fare sot jemi të kënaqur me barazimin. Nuk meritonim më shumë".

Europa është e mundshme, por pikët e lëna nuk është se ndihmojnë. Laçi mbetet në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e gjashtë me 35 pikë, pa mundur të bënin parakalimin që mendohej.

Të këshilluara

F1/ Ferrari duhet të falenderojë... Bottas

Valtteri Bottas. Ndoshta duket edhe si humor, por është pikërisht ai që i dhuroi Ferrari të vetmin lajm të mirë në një javë të jetuar në hije. Stafi i skuderisë...

15:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI