Flash

Video/ Pas 28 javësh Juventus rrëzohet: pa Ronaldo nuk ka festë

Lapsi.al 17 March 2019
Video/ Pas 28 javësh Juventus rrëzohet: pa Ronaldo nuk ka festë

Genoa është skuadra e vetme në Europë që në këtë sezon ka luajtur dy herë kundër Juventus pa humbur asnjë. Pas barazimit në ndeshjen e fazës së parë, Grifonët morën kënaqësinë të mposhtin bardhezinjtë në ndeshjen e mesditës për javën e 28 të Serie A. Në Marassi përfundoi 2-0 për kuqeblutë falë golave, të dy në pjesën e dytë, nga Sturaro e Pandev. Për Zonjën e Vjetër është humbje e parë në kampionat.

Lodhja e Champions është ndjerë, ashtu si dhe fakti që në fushë Massimiliano Allegri vendosi të lërë pushim pjesën dërrmuese të atyre që shkatërruan 3-0 Atletico Madrid në mesjavë. Bardhezinjtë që luajtuën, gabuan shumë, nuk kishin ritëm, duke i lënë në dorë, ose më saktë këmbë, inisiativën Genoa, që e vendosur mirë në mesin e fushës, mbajti mirë distancat mes reparteve.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/9b/9Bbv.mp4

E gjithë paqartësia e Juventus në pjesën e parë, u bë flu në të dytën, kur edhe ndryshimi i modulit në 4-4-2 me Alex Sandro e Cancelo në të njëjtin krah nuk ndryshoi atë që po dukej e pashmangshme pas cdo minute të kaluar. Sidomos pas anullimit nga VAR të golit të Dybala, për një pozicion jashtë loje të Emre Can në fillim të aksionit.

E humbjen e parë nuk do ta kishte menduar Juventus që do të vinte nga këmbët e Sturaro, të larguar si të pavlefshëm, por që i ndëshkoi pas vetëm disa minutash në fushë. Ka kohë edhe për golin e dytë, atë të shënuar nga Pandev, që mposhti Perin në shtyllën e dytë, duke bërë që Marassi të shpërthejë për arritjen e madhe të Genoa, që i shkaktoi Juventus humbjen e parë në kampionat.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/kk/kkge.mp4

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI