Flash

Për shkak të Justin Bieber Islanda do të mbyllë për turistët një kanion tepër të njohur

Lapsi.al 16 March 2019
Për shkak të Justin Bieber Islanda do të mbyllë për

Islanda do të mbyllë për turistët një kanion tepër të njohur, për shkak të Justin Bieber. Këngëtari kanadez xhiroi një video në fantastiken Fjadrargljufur, në fund të vitit 2015, dhe pati një vërshim vizitorësh.

Agjencia e Ambientit vendosi të ndalojë hyrjen e njerëzve deri më 1 qershor, për të ndaluar shkatërrimin e zonës, në një periudhë lagështie të një vendi delikat.

“Prej konsistencës dhe trashësisë së shtresës së baltës, turistët përfundojnë duke anashkaluar gardhet që rrethojnë zonat ku rritet bimësia e mbrojtur. Dhe ata bëjnë dëm”, -deklaruan autoritetet islandeze.

Pas publikimit të këngës “I’ll show you”, të Bieber, vizitat në kanion janë shtuar me rreth 80%, sidomos në vitin 2016. Vitin e kaluar ishulli viking pati mbi 2.3 milionë vizitorë, një rekord që s’kishte ndodhur kurrë.

https://www.youtube.com/watch?v=PfGaX8G0f2E

Të këshilluara

Sam Smith: Nuk jam as burrë as grua

Sam Smith, ka folur për gjininë dhe sfidat që ka kaluar për ta pranuar trupin e tij ashtu siç është. 26-vjeçari foli hapur në një intervistë me Jameela Jamil...

10:54

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI