Flash

Mourinho tek Real Madrid ishte e kryer: "Lojtarët bllokuan cdo gjë"

Lapsi.al 16 March 2019
Mourinho tek Real Madrid ishte e kryer: "Lojtarët bllokuan cdo

Vetëm nëntë muaj pas lamtumirës së papritur në verë, Zinedine Zidane u kthye të ulet në pankinën e Real Madrid. Një zhvillim që i surprizoi tifozët e që madje nuk e priste as ish-presidenti i Blancos, Ramon Calderon, që në një intervistë me programin tv 'Ídolos' ka zbuluar një prapaskenë: ”Zgjedhja e parë për pankinën ishte Mourinho sepse është trajneri i vetëm që presidenti respekton. Florentino e sheh teknikun portugez si mburojë, si të vetmin që thotë atë që askush nuk guxon ta thotë, që fajëson arbitrat, shtypin, kushdo qoftë, thotë gjithcka që zakonisht nuk thuhet“.

Të gjithë motivet që e kishin bërë Calderon të deklaronte më siguri se Special One do të kthehej në Madrid, por në fund nuk rezultoi kështu: “Lojtarët e bllokuan tratativën - zbuloi ish-presidenti - dhe e bënë edhe kur Real donte të merrte Antonio Conte, një trajner me karakter të fortë. Kur u propozua Conte, lojtarët i thanë presidentit se ky tip trajneri nuk ishte i përshtatshëm“.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI