Flash

Çfarë mendon Jonida, a është bukur të ndahesh (Video)

Lapsi.al 16 March 2019
Çfarë mendon Jonida, a është bukur të ndahesh (Video)

Jonida Maliqi do të jetë sot e ftuar në emisionin e mikut të saj Ermal Mamaqi.

Në prag të pjesëmarrjes në festivalin evropian të këngës, këngëtarja shqiptare do të bëjë një rrëfim të sinqertë për garën, ndjesitë e të qenit fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, por edhe për jetën private.

Në spotin e emisionit të publikuar sot nga Ermal Mamaqi, ky i fundit i bën një pyetje vërtet të papritur në lidhje me divorcin e Jonidës.

“A është bukur kur ndahesh?”, dëgjohet të thotë Ermali, ndërkohë që Jonida shtang për disa sekonda para se të përgjigjet.

Këngëtarja duket se është emocionuar nga pyetja, ndërsa përgjigjen e saj na mbetet ta mësojmë sot në darkë, gjatë transmetimit të emisionit.

Jonida Maliqi i dha fund martesës 17-vjeçare me bashkëshortin Gent Prizreni në 2017-n. Dyshja ka dhe një djalë që quhet Dan dhe që gjithnjë ka dashurinë dhe vëmendjen më të madhe të prindërve.

Të këshilluara

Sam Smith: Nuk jam as burrë as grua

Sam Smith, ka folur për gjininë dhe sfidat që ka kaluar për ta pranuar trupin e tij ashtu siç është. 26-vjeçari foli hapur në një intervistë me Jameela Jamil...

10:54

FOTO/ Divorcohet Grida Duma

Grida Duma, ish-deputete e PD-së, njëherësh anëtare e kryesisë së kësaj partie ka vendosur t’i japë fund martesës me bashkëshortin e saj Ilir Shqina. Ka qenë Du...

20:55

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI