Flash

Skandali seksual mbërrin deri në Korenë e Jugut, ylli i K-pop largohet nga muzika

Lapsi.al 13 March 2019
Skandali seksual mbërrin deri në Korenë e Jugut, ylli i K-pop

Një tjetër yll i zhanrit muzikor “K-pop” në Korenë e Jugut është detyruar të largohet nga biznesi i muzikës për shkak të përfshirjes në skandalin seksual.

Jung Joon-young, 30 vjec pranoi se ka filmuar veten duke kryer marrëdhënie seksuale me femra dhe ka publikuar pamjet pa dijeninë e tyre.

“Unë i pranoj të gjitha krimet e mia”, tha Jung në një deklaratë. Madje ai shtoi se do largohet përfundimisht nga televizioni dhe muzika.

Jung është i akuzuar për filmimin e më shumë se 10 femrave, për të cilat do përgjigjet në gjykatë të enjten.

Deklarata shokuese vjen vetëm një ditë pasi kolegu i tij Seungri, i cili është pjesë e grupit me famë botërore “Big Bang”, tha se do tërhiqej për tu përballur me akuzat dhe për të shpëtuar nga skandali agjencinë e tij të menaxhimit dhe anëtarët e tjerë të grupit.

Vendimi Seungri erdhi menjëherë pasi lajmi i skandalit u përhap në rrjetet sociale.

28-vjeçari akuzohet se furnizonte investitorët e huaj me prostituta në klube nate në rrethin e Gangnam, Seoul.

Prostitucioni është i paligjshëm në Korenë e Jugut. Nëse vërtetohen akuzat këngëtari mund të përballet me burg deri në 3 vjet.

Të këshilluara

Lady Gaga: Jam shtatëzanë me... (Foto)

Gjithaçka nisi nga interpretimi i tyre në ndarjen e çmimeve 'Oscar' të këngës ‘Shallow’. Në fund të interpretimit të gjithë menduan se ato ishin gati për tu ...

13:55

Casper fshin nga memoria Jennifer Lopez

Casper Smart nuk duket shumë i shqetësuar për martesën e Jennifer Lopez pasi e ka mendjen te një tjetër femër. Casper dhe një modele që quhet Coca u fotograf...

13:13

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI