Flash

Shënon gol në Champions, por nuk bën detyrat e shkollës: Phil Foden është ylli i ri i City

Lapsi.al 13 March 2019
Shënon gol në Champions, por nuk bën detyrat e shkollës:
Phil Foden është lojtari më i ri anglez që ka shënuar një gol në Champions League. I lindur në Stockport në 28 maj 2000, kundër Schalke 04 ka shënuar golin e 6-0 për Manchester City (ndeshje që u mbyll 7-0) por nuk ishte rastësi. Që në fillim, një nga të preferuarit e Guardiola, që e bëri të debutojë në skuadrën e parë që në turneun veror në një ndeshje kundër Manchester United: “Jeni me fat që keni parë ndeshjen e tij të parë me skuadrën e e parë të Manchester City. Nuk kam fjalë të përshkruajë atë që pashë” thoshte atëherë tekniku spanjoll. Sigurisht i referohej përfaqësimit të Phil, të cilin dëshiron ta shohë nga afër të rritet. Shkolla ku ka studiuar talenti, St. Bedes College Tec, ka postuar me krenari arritjen e nxënësit të tyre: cfarë goli i nxënësit tonë Phil Foden. Shoku i tij i skuadrës Raheem Sterling ka shtuar më pas me ironi: “Duhet të shkosh në shkollë nesër, shko të flesh tani djalosh”. Sa për ti qendruar temës, djaloshi i talentuar vazhdoi: “Sot ia vlente të mos i bëja detyrat për të jetuar një mbrëmje të tillë”. Guardiola e ka përdorur 23 herë në të gjitha kompeticionet e Foden ka shënuar 6 gola e dy asist. Sipas specialistëve do të bëhet shumë shpejt titullar në skuadrën e Pep. Mesfushor ofensiv, 1,71 i gjatë, ka teknikën e shpejtësinë armët e tij më të mira. E nuk ndodhi asgjë nëse një herë nuk arriti ti bëjë dot detyrat.

Të këshilluara

Psg, Neymar nën hetim nga Uefa

Probleme të tjera për Neymar, sikur të mos mjaftonte dëmtimi që vazhdon ta mbajë jashtë fushave të lojës. Braziliani i PSG duhet të përballet tani me një hetim ...

18:28

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI